Si po interpretohet në Moskë takimi i presidentit rus Vladimir Putin me të dërguarit amerikanë, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhe a ka pritshmëri konkrete nga kjo vizitë?.
Lidhur me këtë në një analizë nga Moska për “MCN live”, gazetari Misha Pumo u shpreh skeptik, duke theksuar se në kryeqytetin rus nuk ka pritshmëri të mëdha se bisedimet do të çojnë drejt një marrëveshjeje të shpejtë paqeje.
Të them të drejtën, është një ‘déjà vu’ që ka ndodhur edhe më përpara.
Ka pasur edhe në të kaluarën takime të tilla me shpresa, por de facto pastaj gjithçka është ndalur, flas për bisedimet e paqes.
Sipas tij, roli kryesor i të dërguarve amerikanë në këtë fazë mbetet përcjellja e mesazheve mes palëve.
Tani ekziston një shpresë që të dërguarit amerikanë t'i përcjellin mesazhet apo qëndrimin e presidentit Putin tek Zelensky, pasi ata fluturojnë më tej në Dublin, në Irlandë, ku do të takohen me të.
Megjithatë, pritshmëria këtu në Moskë nuk është shumë e madhe se do të arrihet një paqe sa më shpejt.
