Këlliçi, thirrje qytetarëve të Tiranës: Në protestë kundër kësaj qeverie që nuk ju dëgjon prej 9 vitesh

Këlliçi, thirrje qytetarëve të Tiranës: Në protestë kundër kësaj qeverie që nuk ju dëgjon prej 9 vitesh

Deputeti dhe kreu i Forumit Rinor Demokrat, Belind Këlliçi, u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për në orën 18:30. Në një deklaratë për mediat, Këlliçi renditi arsyet për të cilat tiranasit duhet të dalin në protestë.

Si pasardhës i një familje autoktone tironse,se dhe si djalë i lindur dhe rritur në këtë qytet, kam një thirrje për bashkëqytetarët e mi, në emrin tim dhe të Partisë Demokratike.

Bashkohuni me protestën, me zërin e shqiptarëve nga të katër anët e vendit, për një Tiranë dhe Shqipëri më të mirë.

Tirana gjithmonë ka ditur të bëjë zgjedhjen e saj, dhe u ka dhënë zgjidhje ngjarjeve në historinë e vendit.

Kujtoni dhjetorin 1990, kur punëtorët dhe inteligjencia e kryeqytetit u bënë bashkë me studentët e rretheve dhe rininë e bordurave.

Historia e thërret sërish Tiranën të jetë në krye të punëve të Shqipërisë.
Toleranca e saj nuk mund të merret për dobësi, qytetaria nuk duheë nënvlerësuar.

Tiransit duhet të dalin sot për inceneratorin që ka djegur miliona, por nuk nxjerr fije tymi.

Për koshat me ngjyra ambientaliste, që nuk e kanë zgjidhur problemin e mbeturinave dhe metodat e vjetra të korrupsionit bashkiak.

Për trafikun që zgjatet çdo ditë dhe shkurton orët që do donit të kalonit me familjen.
Për qytetin e tyre, që dikur kishte kullën e Sahatit dhe sot ka një kullë me orë muri.

Nuk u bëj apel vetëm tiransve autoktonë, por edhe të rinjve. Atyre që kanë ardhur në kryeqytet për një jetë më të mirë, më të drejtë, më cilësore.

E ndajmë bashkë të gjithë këtë qytet, jemi aksionerë në të dhe jo jabanxhinj në dyert e pesë oligarkëve, dhe po bashkë duhet të ngrihemi kundër rrënimit të tij.

Tirana është bërë streha juaj, jo vetëm për privilegjet, por edhe detyrat. Një prej tyre është që fëmijëve t’u lini një qytet i cili t’i ngjajë qytetit të prindërve të tyre.

Të gjithë bashkë, para Kryeministrisë, për të ngritur zërin në veshin e qeverisë që ka nëntë vjet që nuk ju dëgjon.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy