Partitë që do të marrin pushtetin në Mal të Zi bien dakord: Asnjë tërheqje nga qëndrimi për pavarësinë e Kosovës (VIDEO)

Partitë që do të marrin pushtetin në Mal të Zi bien dakord: Asnjë tërheqje nga qëndrimi për pavarësinë e Kosovës (VIDEO)

Liderët e tre koalicioneve opozitare që fituan zgjedhjet e së dielës në Mal të Zi kanë nënshkruar marrëveshjen e parë. Zdravko Krivokapiç, Aleksa Beçiç dhe Dritan Abazoviç, të cilët përfaqësojnë përkatësisht koalicionin "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", "Paqja është kombi ynë" dhe "Bardh e zi" kanë rënë dakord që të mos ndërmarrin asnjë iniciativë ose procedurë për të ndryshuar flamurin shtetëror, stemën dhe himnin.

Marrëveshja mes partive që fituan shumicën e nevojshme për të formuar një qeveri është arritur që dje, por u prezantua sot në një konferencë shtypi.

Sipas marrëveshjes, qeveria e re demokratike në Mal të Zi do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare të ndërmarra nga shteti, të forcojë dhe përmirësojë bashkëpunimin me NATO-n dhe të zbatojë shpejt, plotësisht dhe me përkushtim të gjitha reformat e nevojshme për anëtarësimin e plotë të Malit të Zi në BE.

"Qeveria e re demokratike do të depolitizojë plotësisht institucionet kryesore qeveritare në mënyrë që të sigurojë një luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit. Qeveria e re demokratike do të respektojë Kushtetutën dhe nuk do të fillojë asnjë iniciativë ose procedurë për të ndryshuar flamurin shtetëror, stemën dhe himnin", specifikohet në marrëveshje.

Një tjetër pikë e marrëveshjes është mosndryshimi i qëndrimit në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Qeveria e re nuk do të fillojë procedurën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës.

Po ashtu, qeveria e re, do të miratojë dhe rishikojë të gjitha ligjet në përputhje me standardet evropiane, me qëllim integrimin më të shpejtë të Malit të Zi në BE dhe do të lejojë partitë e pakicave të marrin pjesë në qeveri, pa marrë parasysh statusin e tyre parlamentar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy