‘Provokimet janë të rënda’, Musai: Protesta më model, i ngjan një orteku të madh popullor që s’do shuhet (VIDEO)

‘Provokimet janë të rënda’, Musai: Protesta më model, i ngjan një orteku të madh popullor që s’do shuhet (VIDEO)

Një ditë më parë u raportuan tensione gjatë protestës për çështjen e Zvërnecit mes protestuesve dhe deputetëve. Situata është reflektuar edhe në debatet politike dhe në Kuvend, duke rritur klimën e përplasjes mes palëve.

 

Analisti Engjëll Musai ka komentuar zhvillimet, duke e cilësuar protestën si qytetare, por duke kritikuar ndërhyrjet e deputetëve në terren.

 

Mendoj se çdo provokim nuk i përshtatet as kulturës dhe nuk i shkon për shtat as kësaj proteste që konsiderohet si protesta më model dhe fillon dhe mbyllet me një qytetari të modelit japonez, që edhe shishet e ujit i marrin dhe i mbledhin duke i hedhur në koshin e plehrave. Për mua ndërhyrja e deputetëve në mesin e protestuesve, provokimet janë të rënda dhe marrin shkas që të ndërhyjë policia, të përdoret gaz lotsjellës etj., prandaj janë të rënda provokimet e Bidos.

 

Ai shtoi se zotëron dokumente dhe kërkoi ndërhyrjen e institucioneve ligjzbatuese për verifikime në Arkivin e Shtetit, duke përmendur edhe çështje pronësie në zonën e Zvërnecit.

 

Kam një pjesë të dokumenteve dhe do i bëja thirrje KLSH dhe gjithë agjencive ligjzbatuese që te Arkivi i Shtetit të hetojnë zullumet që janë bërë për dokumentet që janë futur aty dhe aksioneri kryesor në Zvërnec për të cilat flitet është Kryegjyshata. Ata që pretendojnë se kanë prona atje kanë qenë rojë dhe punonjës të Kryegjyshatës. I ke në arkivën e Shqipërisë, atë të Stambollit me dokumente. Kështu bëhen verifikimet dhe ata që dalin e bëjnë për të treguar njëlloj besnikërie për të kapur ndonjë post.

 

Ai shtoi gjithashtu se klima politike po prodhon, sipas tij, tensione artificiale dhe sjellje të kontrolluara politikisht, duke komentuar edhe drejtimin e mazhorancës.

 

Rama do njerëz të nënshtruar që të mendojnë që po iku ai të ikin dhe ata. Ai nuk i do socialistët tradicionalë, por preferon mbështetësit civilë.

 

Ndërsa lidhur me protestën në vetvete, Musai e konsideroi atë si ortekun më të madh popullor për të cilën u shpreh se gabojnë ata që pretendojnë se do të shuhet.

 

Kjo protestë që ka filluar i ngjan një orteku të madh popullor dhe nuk do të shuhet. Gabojnë ata që mendojnë ndryshe, sepse kjo revoltë i ngjan më shumë Revolucionit Francez; prandaj edhe e kanë vënë atë parullë: ‘Republika e Re’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy