Zbardhet vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Nusja vrau burrin dhe vjehrrën, i vuri flakën shtëpisë

Zbardhet vrasja e dyfishtë në Vlorë/ Nusja vrau burrin dhe vjehrrën, i vuri flakën shtëpisë

Zbardhet ngjarja e ndodhur disa javë më parë në Vlorë, ku nënë e bir u dogjën brenda në shtëpi.

Policia dyshoi menjëherë së bëhej fjalë për një vrasje dhe nisi hetimet për të gjetur shkaqet e vdekjes së O.H. dhe nënës së tij, S.H.

Pesë javë pas ngjarjes, policia ka vënë në pranga nusen e viktimës, Hysnie Hoxhallarin, 32 vjeçe, banuese në Vlorë dhe Kasëm Pirjasin, 26 vjeç, banues në Strum, Fier.

Sipas hetimeve, të dy këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë dhunuar e më pas kanë vrarë shtetasit O.H., e S.H., si dhe kanë shkaktuar zjarr në banesë me qëllim fshehjen e provave duke synuar për ta devijuar ngjarjen si "aksidentale".

Në cilësinë e provës materiale është gjetur dhe sekuestruar arma e ftohtë me të cilën dyshohet se është kryer krimi (mjet prerës i fortë prej metali). Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese, kryer në bashkëpunim”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy