Parashikimi i BERZH: Shqipëria dhe Mali i Zi, me rënien më të madhe ekonomike për shkak të Covid-19 (VIDEO)

Parashikimi i BERZH: Shqipëria dhe Mali i Zi, me rënien më të madhe ekonomike për shkak të Covid-19 (VIDEO)

Ekonomia shqiptare nuk pritet ta marrë veten në muaj e ardhshëm. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka mbajtur të pandryshuar pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në vitin 2020. BERZH parashikon një rënie prej -9%.

Sipas raportit “Perspektiva Ekonomike Globale në rajonet e BERZH”, kjo rënie prej 9% do të pasohet vitin e ardhshëm nga një rritje vetëm 4.5%. Në raportin e muajit maj, ekonomia shqiptare parashikohej që do të rimëkëmbej me shpejtësi me 12% në 2021, vlerësim ky që është ulur me 7.5 pikë përqindje.

Sipas këtij raporti, Shqipëria dhe Mali i Zi janë dy vendet e Ballkanit Perëndimor me rënien më të madhe ekonomike si pasojë e goditjes së Covid-19. Ekonomia e Serbisë pritet të tkurret me -3.5%, ndërsa Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja do të shohin një rënie prej -5%.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy