Sekuestrohen 48 kg kanabis, 4 të arrestuar

Sekuestrohen 48 kg kanabis, 4 të arrestuar

Katër persona janë arrestuar me 48 kg kanabis në Elbasan në operacionin e koduar “DRAGOT 2021”.

Nga operacioni gjithashtu u sekuestruan 2 makina ”Audi A6” dhe “Volkswagen” ku u gjet droga, një thikë dhe 3 aparate celularë. Kanabisi ishte gati për shitje.

Ndërhyrja e policisë u bë pas informacioneve në rrugë operative duke arrestuar të rinjtë; S. M., 25 vjeç, M. H., 22 vjeç, F. Y., 25 vjeç, banues në Vlorë dhe P. B., 22 vjeç, banues në fshatin Pilur, Himarë.

Goditja u bë në rrugën që lidh Lushnjën me Belshin, në Dragot. Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe makinave tip ”Audi A6” dhe “Volkswagen” u gjet droga. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy