Përgjimet që fundosën grupin që fuste në treg ilaçe kontrabandë/ Kush janë 16 të arrestuarit- Emrat

Përgjimet që fundosën grupin që fuste në treg ilaçe kontrabandë/ Kush janë 16 të arrestuarit- Emrat

Përgjimet e policisë kanë qenë vendimtare për kurorëzimin e operacionit policor “Rrugëtimi”, gjatë të cilit janë vënë në pranga 16 persona në Tiranë, për futjen në treg të medikamenteve kontrabandë me vlerë 50 mijë euro.

MCN TV ka siguruar dokumentet dhe materialet e përgjimit, ku provohet tregtimi i ilaçeve kontrabandë nga Greqia, Italia dhe Kosova.

Të dyshuarit medikamentet kontrabandë i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Të arrestuar me janë: Devis Beqiri, 39 vjeç, banues në Tiranë; Gentian Beqiri, 45 vjeç, banues në Tiranë; Erjon Bajramaj, 35 vjeç, banues në Tiranë; Dinë Thaqi, 40 vjeç, banues në Tiranë; Ermal Merdani, 42 vjeç, banues në Tiranë;

Lorin Bregoniva, 41 vjeç, banues në Fier; Almed Hoxha, 51 vjeç, banues në Tiranë; Elton Qorri, 44 vjeç, banues në Tiranë; Albi Dyrmishi, 45 vjeç, banues në Tiranë; Florian Muçogalli, 36 vjeç, banues në Berat;

Saimir Dervishi, 31 vjeç, banues në Tiranë; Admir Hoxha, 45 vjeç, banues në Tiranë; Gëzim Hoxha, 64 vjeç, banues në Tiranë; Artur Spaho, 56 vjeç, banues në Tiranë;

Tomor Mustafaj, 30 vjeç, banues në Tiranë dhe Albert Bakaj 38 vjeç, banues në Tiranë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet me sukses nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar "Rrugëtimi".     

Tregtonin dhe magazinonin medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, vihen në pranga 16 shtetas.

Shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Sekuestrohen medikamentet e ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë rreth 50000€

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, pas një pune hetimore disamujore, ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Rrugëtimi". 

Si rezultat i tij u ekzekutuan masat e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit: 

- D. B., 39 vjeç, G. B., 45 vjeç, E. B., 35 vjeç, D. Th., 40 vjeç, E. M., 42 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu u ndaluan shtetasit L. B., 41 vjeç, banues në Fier, F. M., 36 vjeç, banues në Berat, A. H., 51 vjeç, E. Q., 44 vjeç, A. D., 45 vjeç, , S. D., 31 vjeç, A. H., 45 vjeç, G. H., 64 vjeç, A. S., 56 vjeç, T. M., 30 vjeç, A. B., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit A. C., dhe L. B.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, tregtonin medikamente të ndryshme mjekësore të kontrabanduara, nga Greqia, Italia dhe Kosova, të cilat më pas i shisnin në farmaci të ndryshme në Tiranë, Elbasan, Fier, dhe Vlorë, me çmime shumë të larta.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në kuadër të këtij operacioni, në disa banesa dhe farmaci në Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, me vlerë rreth 50000 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy