Rritet numri i nxenesve te asfiksuar nga rrjedhja e gazit ne gjimnazin e Shupenzes, duke shkuar ne total rreth 60.
Mjeku i spitalit rajonal te Bulqizes ka bere me dije se pas kontigjentit te pare, ka mberritur edhe nje i dyte, nderkohe qe nje pjese e nxenesve te asfikuar jane derguar drejt Peshkopise, pasi ne vend nuk ka pasur kapacitet per trajtimin e tyre.
Një nxënese është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Policia bëne me dije se është se 34 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
25 nxënës po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Një nxënese me inicialet A.M, 16 vjeçe, është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Ndërsa ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka reaguar pas asfiksimit nga gazi te gjimnazisteve ne gjimnazin e Shupenzes.
Sic behet me dije ne njoftim per shtyp, ministri “po ndjek nga afër situatën në Bulqizë, ku rreth 30 nxënës të shkollës së mesme të Shupenzës kanë shfaqur probleme shëndetësore si pasojë e vendosjes në punë të kaldajës në shkollën e mesme të Shupenzës”.



