Xhaferri: Nuk më pëlqen gjuha radikale e Berishës, ajo që po bën nuk është zgjedhje

Xhaferri: Nuk më pëlqen gjuha radikale e Berishës, ajo që po bën nuk është zgjedhje

“Nuk më pëlqen gjuha radikale e Berishës, ajo që po bën nuk është zgjedhje”. Kështu deklaroi nga emisioni “Arnautistan” në MCN TV kreu i PD në Durrës, Ferdinand Xhaferri teksa fliste për krizën në PD dhe lëvizjen e ish-liderit Sali Berisha, i cili prej ditësh po takon nëpër rrethe bazën e PD. Siç u shpreh Xhaferri PD duhet të konceptohet drejt një opozite racionale që mund të çmontojë pushtetin.

“Pavarësisht se ishte vendim i vështirë ishte e vetmja mundësi për të garantuar shpresë për mijëra anëtarë të PD që bënë fushatë dhe mbetën të gënjyer. Ishte e vetmja zgjedhje. Mënyra se si e mori vendimin, ku në shumë rreshta tregohej vlerësim për kontributet e Berishës, tregon që Basha bëri maksimumin për të pasur një familje politike të bashkuar për të pasur aspiratat e saj. Pikërisht për këtë fakt nuk iu bashkova foltores, për mënyrën se si po përpiqet ta radikalizojë Berisha. Nëse Berisha do ta niste pas 25 prillit lëvizjen për të thënë që të gjithë biem dakord për ta. Të organizonte foltoren në ato kohë do merrnim pjesë. Tani dalim me platformën që duhet larguar për shkak të qëndrimit që mbajti ndaj Berishës. Kjo nuk është diçka që mund ta blejë kush. Nuk jam i shqetësuar se lëvizja e Berishës po përçan PD, por jam i shqetësuar për fatin e atyre që u rraskapitën në zgjedhje dhe prapë ne humbëm pavarësisht se morëm numrin maksimal të votave që ka marrë PD në 30 vite. 20 ditë para fushatës elektorale janë ndarë 11 miliardë lekë, 500 milionë lekë çdo ditë fonde për tërmetin që i ndaheshin familjeve çdo ditë. Dhe nuk më pëlqen fare gjuha radikale që po përdor Berisha. PD duhet të konceptohet drejt një opozite racionale. Ajo që po bën Berisha nuk është zgjedhje”, tha Xhaferri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy