GJKKO rrëzon SPAK për Belerin, vendimi i gjyqtares që mund të ndryshojë procesin

GJKKO rrëzon SPAK për Belerin, vendimi i gjyqtares që mund të ndryshojë procesin

Zbardhet një vendim i tre muajve më parë i dënimit të dhënë në Shkallën e Parë ndaj Fredi Belerit. Bëhet fjalë për vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit, pasi me vendimin e Apelit të GJKKO më 25 qershor, Beleri u dënua me dy vite burg për korrupsion në zgjedhje.

Ndërkohë vendimi në fjalë është dhënë më 26 prill nga gjyqtarja Elsa Ulliri, i cili i është dërguar vetëm këtë të enjte në burgun e Fierit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës që ka të bëjë me një ankim të palës mbrojtëse.

Konkretisht pala mbrojtëse ka bërë kallëzim penal për deklarim të rremë të Arsen Ramës, i njohur bashkëpunëtori i policisë por edhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” nga ana e prokurorëve, gjyqtarëve dhe policia e Vlorës. 

Kallëzimi nga mbrojtësit e Belerit është bërë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, “Fillimi i paligjshëm i ndjekjes penale” dhe “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vlerëson se SPAK duhej të kishte analizuar dhe krahasuar dëshmitë dhe deklarimet e shtetasve Arsen Rama dhe Ermal Ajdini gjatë gjykimit të themelit si dhe deklarimet përkatëse të dhëna nga shtetasi Arsen Rama në fazën e hetimeve, me qëllim konkludimin nëse ndodhemi përpara deklarimit të rremë dhe falsfifikimit.

 

Drupal Ad

 

Gjykata vlerëson se nuk mund arrihej në një konkluzion pa kryer disa veprime verifikuese, si dhe kryerja e këtyre veprimeve të nevojshme në lidhje me verifikimin e pretendimeve të palës ankuese nuk konsiderohet ndërhyrje në pavarësinë e gjykatës. Konkluzioni i prokurorit se duhet të vendoset mosfillimi i procedimit penal për këtë shkak, pa kryer asnjë analizë të ekzistencës së veprës penale nuk është i bazuar në ligj.

Gjykata nuk e gjen të drejtë disponimin e organit të prokurorisë për mosfillimin e procedimit penal, dhe çmon t'i ngarkojë Prokurorisë së Posaçme si detyrë, në kuadrin e veprimeve procedurale që duhen kryer prej saj:

1.të administrohet dosja gjyqësore e hetimore penale në ngarkim të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, konkretisht dëshmitë e bëra nga shtetasit Arsen Rama dhe Ermal Ajdini;

2.aktet që pretendohet se janë falsifikuar si dhe deklarimnet që janë dhënë nga personat e kallëzuar përpara policisë gjyqësore;

3.vendimi gjyqësor i deklarimit fajtor të shtetasit Dhionisios Alfred Beleri, të hetohet dhe më pas të konkludohet në lidhje me pagesën e kryer nga policia në drejtim të shtetasit Arsen Rama si dhe të kryhet çdo veprim tjetër që mund të rezultojë i nevojshëm”.

Gjykata vlerëson se nga ana e SPAK, duhet të hetohet në drejtim të 4 veprave penale.

Në këto kushte, Gjykata vlerëson se vendimi i organit të akuzës pa trajtuar dhe analizuar sa më sipër, nuk është i drejtë dhe duhet të prishet.

Sa i përket pretendimit për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” nga prokurorët e posaçëm që kanë hetuar dhe përfaqësuar akuzën në ngarkim të ankuesit, Gjykata vlerëson se nuk qëndron, duke mos pranuar kërkesën e Fredi Belerit.

Konkretisht, kallëzuesi ka pretenduar se nga prokurorët e Posaçëm është mbajtur qëndrim i ndryshëm me raste të tjera të tyre, raste që kanë çuar për gjykim me akuzën e “Falsifikimi i dokumenteve”, bazuar pikërisht mbi të dhënat e tabulateve telefonike të personave nën hetim.

Gjykata vlerëson se pretendimet në lidhje me prokurorët nuk qëndrojnë, duke qenë se e gjitha procedura e ndjekur nga ana e tyre është verifikuar apo verifikohet nga gjykatat.

Për sa më sipër, për sa i përket pretendimeve që janë gjetur të drejta nga Gjykata, vlerësohet se ankimi i paraqitur nga pala ankuese për shfuqizimin e vendimit të mosfillimit është i bazuar në ligj dhe si i tillë duhet të pranohet vetëm  në lidhje me ato shkaqe dhe pretendime, ndërsa për shkaqet e tjera të pretenduara nga pala ankuese, Gjykata çmon se nuk janë të bazuara në ligj dhe në prova.

Si rrjedhojë, ankimi i paraqitur nga pala ankuese duhet të pranohet pjesërisht.

Përfundimisht, Gjykata PËR KËTO ARSYE: Bazuar në nenet 290, 291, 379 dhe 384 të K.Pr.Penale

VENDOSI:

Pranimin e pjesshëm të ankimit.

Shfuqizimin pjesërisht të vendimit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “Për mosfillimin e procedimit penal, datë 11.03.2024, që i përket kallëzimit penal Nr.52/2024 dhe urdhërimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për regjistrimin e procedimit penal dhe kryerjen e hetimeve të nevojshme sipas drejtimit të përcaktuar në pjesën arsyetuese të këtij vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy