Kalemaj: Ekipi i Ramës me individë pa backround personal dhe politik! Ka servilizëm në limitet e skajshmërisë (VIDEO)

Kalemaj: Ekipi i Ramës me individë pa backround personal dhe politik! Ka servilizëm në limitet e skajshmërisë (VIDEO)

 Politologu Ilir Kalemaj tha në MCN Live se nuk sheh te ekipi i ri i Ramës një vlerë të shtuar për vendin, ku mungojnë ekspertët, teknokratët dhe ministrat.

Kalemaj vë në dukje se po katapultohen individë që s’kanë backround personal dhe politik. Politologu shton se mungojnë “kuajt e betejës” të mandatit të parë, si Ahmetaj, Bushati, Beqaj. 

Sfida qëndron mbi cilat parime bëhet ku rinovim. Qeveria Rama 1 kishte një program të qartë deri diku ideologjik, që nga shëndetësia falas deri te taksimi progresiv. Kishte kuaj beteje që e përfaqësonin këtë platformë, Beqajn, Ahemtajn, Bushatin, që sot s’i ka më. Në mandatin e dytë kishte një kabinet që në masën 75 për qind s’ishte as politik as teknik. Vijmë te grupi parlamentar. Tha që deputetët meshkuj me 1 mandat s’do kandidohen. Çdo ndodhë me Erion Braçen që ka 4-5 legjislatura që u soll në Tiranë për të zbutur vakumin e Veliajt? Rama ka informacion, problemi është për çfarë e përdor këtë informacion. Ti mund vësh brezin e Helena Kaçes aty, apo të marrësh individë pa backround personal, që kanë firmosur për herë të parë në librezë ministër, persona që s’i ka thënë punës ‘mirëmëngjes’, apo që s’kanë backround politik, por a është kjo që do Shqipëria e shekullit XXI. Unë jam dakord që mbase figurat politike janë konsumuar, ose që mbase do të bësh një ekip që do na çojë në BE, por ekip duhet të përfaqësojë një vlerë të shtuar ekspertësh, teknokratësh, akademikësh. Unë nuk e shoh. Ata emra që janë përfolur janë po emra drejtorësh”.

Kalemaj thekson se vihet re një servilizëm te të rinjtë në limitet e skajshmërisë

"Vura re një servilizmi në limitet e skajshmërisë të të rinjve që duan të hyjnë në politik. S’po i referohemi vetëm rastit të atij “petalit”. Kam parë disa video me servilizëm të ethshëm dhe është e pritshme derisa të rinjtë nuk futen me mekanizëm vote, gare, cilësi, apo meritokraci".
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy