Nard Ndoka: Nuk është stina e ngjalave, ne mbetemi te mishi

Nard Ndoka: Nuk është stina e ngjalave, ne mbetemi te mishi

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka komentuar marrëveshjen e djeshme Rama-Basha. Pas mbledhjes së kreut të PD-së, Lulzim Basha, me aleatët, Ndoka tha se marrëveshja e djeshme i dëmton partitë e vogla, por ky dëm është më i madh në kampin e majtë.

Ndoka tha se marrëveshja u ka ardhur e papritur edhe aleatëve të Bashës, por ata do të përpiqen të gjejnë hapësirat e përfaqësimit brenda të djathtës.

“Ndodhemi përpara një të papriture. Është një marrëveshje që dëmton të vegjlit. Ngjalat nuk janë të përshtatshme në këtë stinë. Mozaiku dhe vlerat e të djathtës do të gjejnë hapësirë”, tha Ndoka duke e mbyllur me një batutë: “Ne mbetemi te mishi”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy