Shpërthime të fuqishëm janë shënuar pranë godinës së Gjykatës së Lartë të Brazilit, me pasojë një të vdekur.
Një burrë që u përpoq të sulmonte Gjykatën e Lartë të Brazilit në kryeqytetin Brasilia të mërkurën në mbrëmje, por besohet të jetë vrarë nga eksplozivi i tij.
Ai u gjet i vdekur jashtë ndërtesës pak pasi dy shpërthime tronditën zonën. Kalimtarët thanë se panë të dyshuarin duke hedhur eksplozivin përpara shpërthimit.
Fatmirësisht askush tjetër nuk u lëndua. Zona është mbyllur dhe një robot për asgjësimin e bombave u përdot për të kontrolluar trupin e burrit.
Zëvendësguvernatorja e Brasilia, Celina Leao u tha gazetarëve se shpërthimi kishte ndodhur pasi një burrë iu afrua hyrjes së gjykatës dhe nuk arriti të hynte. Ajo rekomandoi që godina të mbetej e mbyllur të enjten ndërsa hetimet vazhdojnë.
Më herët, Gjykata e Lartë tha në një deklaratë se ndërtesa ishte evakuuar pasi në momentin e ngjarjes gjyqtarët ndodheshin brenda saj.



