Turizëm në kohë Covidi, pandemia imponon ide të reja zhvillimi

Turizëm në kohë Covidi, pandemia imponon ide të reja zhvillimi

Pandemia Covid ka nxitur ide të reja dhe kreative përsa i përket turizmit në zonat malore dhe ato rurale. 
Të vendosur përballë një të papriture të madhe e cila gjeti të gjitha bizneset dhe strukturat shtertërore të papërgatitur për një përballim ekonomik, u vu re një përdorim i madh i rrjetve sociale, shitjes online, punës nga shtëpia dhe  mësimit online, të cilat rezultuan mjaft efektive. 


Studiuesi italian, Gianluca Lentini, ka paraqitur disa shembuj të zhvillimit në zonat malore dhe rurale.


 "Ne vumë re që Covid në të vërtetë ka frymëzuar kreativitetin dhe integrimin, në një mënyrë ndoshta të papritur. Pandemia, ka imponuar një mundësi për të filluar një transformim të vonuar shumë edhe gjithashtu nga pikëpamja mjedisore'' nënvizoi Lentini.


Midis projekteve të paraqitura, ai i Campo Ligure që bëri Muzeun Filigran plotësisht të disponueshëm në internet duke mos humbur kështu vizitorët për shkak të kufizimeve të Covid, është edhe projekti 'Fshatrat e Zgjuara'  (Smart Village) që përfshinte Valli del Sol, në Itali.


"Smart Village" është një platformë e re që ndihmon në turizmin malor dhe atë rural, duke bërë kështu që zonat e harruara dhe larg syrit të përdoruesëve të teknologjisë ti afrohen më shumë kërkesave të tregut, duke plotësuar edhe infrastrukturën e nevojshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy