Vangjeli: Politika, një nga tradhtaret më të mëdha të këtij vendi

Vangjeli: Politika, një nga tradhtaret më të mëdha të këtij vendi

Analisti Lorenc Vangjeli në emision ‘Stay Tuned’ në MCN duke folur lidhur me aktualitetin politik në vendin tonë deklaroi se duket sikur në Shqipëri brenda një jave konsumohen histori sikur diku gjetkë do zinin një vit, por në thelb nuk është asgjë.

Ai tha se e gjithë kjo ngjeshje historish janë variacione të së njëjtës temë, ku sipas tij, shumë shpesh Tirana po bëhet e parashikueshme.

Nganjëherë ngjan si eufemizëm politik, por është ai momenti për të thënë se një nga problemet më të mëdha që ka shoqëria jonë edhe e stresuar dhe në depresion dhe tentativë për të ndryshuar dhe për të pasur progres, që në fakt ka ndodhur ky progres disi, por për fat të keq vetëm ne nuk e shohim, duket se politika është një nga tradhtarët më të mëdhenj të këtij vendi.

Ndërsa lidhur me ndodhitë e fundit të ndodhura, ai theksoi se ka dy qasje, duke u nisur nga ajo çfarë ndodh qëllimisht dhe perceptimit i cili është goxha hapa larg nga ai që ndodh në realitet, por që siç ai shprehet nëse e sheh me qetësi sheh se nuk ndodh asgjë.

Asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodh, duke u marrë shpesh me politikën Shqipëria nuk është më shumë se 3-4 hektarë, e populluar nga dhjetëra personazhe të cilët herë luajnë në violina dhe herë rrahin daullet, por Shqipëria është ai bujku që zgjohet në mëngjes herët për ti bërë shërbimet bukës në arë, është ai djali që hap kafen dhe ndez ekspresin, është një pafundësi fatesh këtu dhe jashtë të cilët gjithnjë e më shumë janë të distancuar nga kjo flluskë dhe duket sikur gara e vetme në këtë vend është kush të hyjë në këtë flluskë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy