Çfarë ndien kur vdes? Ata që kanë pësuar vdekje klinike rrëfejnë përvojat

Çfarë ndien kur vdes? Ata që kanë pësuar vdekje klinike rrëfejnë përvojat

Edhe pse është një realitet me të cilin do të përballemi të gjithë një ditë, vdekja mbetet ende një nga misteret më të mëdha. Të vetmit që mund thonë diçka për momentet e fundit të jetës janë ata që e kanë përjetuar vdekjen për disa sekonda dhe ia kanë dalë t’i shpëtojnë.

Ata kanë ndarë në rrjetin “Quora” përjetimet e tyre të jashtëzakonshme.

Christopher Mooney nga Bristol (Britani) thotë se e ka provuar vdekjen për 20-30 sekonda. Ai e përshkroi si ndjesi qetësie, “një nga momentet më paqësore që kam provuar në jetën time”. Ai thotë se fenomeni i njohur si “jeta që të kalon para syve” është i vërtetë.

Kiara St. Clara nga Nju Jorku thotë se zemra i ndaloi për dy minuta pas një shoku anafilaktik. Ajo rrëfen se ato ishin dy minutat më të vetmuara që kishte provuar ndonjëherë. “Errësirë, hapësirë boshe dhe mungesë graviteti”, e përshkruan ajo përvojën e vdekjes. Ajo thotë se qante dhe u kërkonte ndihmë të afërmve të vdekur, por askush nuk e ndihmoi.

Një grua tjetër rrëfen se ndjeu se u shkëput nga trupi dhe ndjeu se po fluturonte drejt një drite të fortë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy