Protesta e paligjshme/ Policia arreston 3 protestues, në kërkim këngëtari Stresi

Protesta e paligjshme/ Policia arreston 3 protestues, në kërkim këngëtari Stresi

Policia e Shtetit ka arrestuar tre persona dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë katër persona, pas protestës së ndodhur mbrëmjen e djeshme tek Ministria e Brendshme dhe Kryeministria. Po ashtu, janë shpallur në kërkim tetë persona të tjerë. Kështu, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me protestën e paligjshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit,” arrestuan në flagrancë, persona të identifikuar si organizatorë, për veprat penale “Organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” “Kundershtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prishja e qetesise publike” “Shkatërrimit të pronës me zjarr” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” shtetasit R.P., 21 vjeç, banues në Tiranë, A.K., 29 vjeç, banues në Durrës dhe V.K., 23 vjeç.

Si dhe u proceduan në gjendje të lire 4 shtetas dhe u shpallën në kërkim 8 shtetas. Në kërkim sipas burimeve mësohet se është shpallur këngëtari Stresi.

Sipas policisë, këta shtetas ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë protestuar në mënyrë të paligjshme, duke kundërshtuar me dhunë dhe goditur me sende të forta punonjësit e policisë si dhe në vende të ndryshme kanë shkatërruar pronën shtetërore dhe atë private.

Gjithashtu kanë qëlluar herë pas herë në drejtim të forcave të Policisë, me sende të forta,lëndë piroteknike duke lënduar 16 punonjës policie në detyrë. Punonjësit e lënduar janë efektivë të Patrullave të Përgjithshme dhe të forcës së ndërhyrjes së shpejtë. Si dhe kanë thyer me gurë disa automjete të policisë. Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar për pjesëmarrjen në këtë tubim dhe për kryerjen e veprimeve te kundraligjshme.

Policia e Shtetit apelon për respektim në maksimum të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, si dhe u bën thirrje qytetarëve që problematiken dhe shqetësimin që kanë ta adresojnë pranë institucioneve dhe organeve kompetente, pa krijuar grumbullime, pasi grumbullimet dhe tubimet janë në shkelje të Aktit Normativ për parandalimin e pandemisë COVID -19.

Njëkohësisht Policia u bën thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e protestave të paligjshme, pasi do të marrë masa dhe nuk do lejojë të zhvillohen protesta të tilla, ndërsa organizatorët dhe pjesëmarrësit do të përballen me forcën e ligjit.

Sakaq, reperi Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” pasi ka mësuar se është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit lidhur me protestën për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, ka reaguar në rrjetet sociale.

Reperi publikoi një video teksa udhëtonte me makinë dhe në sfond dëgjohej një këngë e tij, që duket si një “sfidë” ndaj Policisë së Shtetit. Kujtojmë që këngëtari Stresi ishte mes protestuesve që kërkuan drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha mbrëmjen e djeshme, tubim që u shoqërua edhe me momente dhune.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy