Covid-19/ Edhe Imzot George Frendo zgjedh të kurohet jashtë vendit

Covid-19/ Edhe Imzot George Frendo zgjedh të kurohet jashtë vendit

Arqipeshkvi i Tiranë-Durrësit, Imzot George Frendo, është dërguar në Itali për mjekim më të specializuar pas infektimit nga koronavirusi. Frendo do të kurohet në një spital në Bari.

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit dhe njëkohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, mbrëmë ka udhëtuar drejt Barit, për t’u shtruar në Spitalin Miuli të “Acquaviva delle Fonti”.Shpresojmë se gjatë ditës do të kemi lajme më të hollësishme. Ndërkohë vazhdojmë të kërkojmë, në lutjet tona, shërimin e tij dhe shërimin e të gjithë të sëmurëve të prekur nga kjo Pandemi”, thuhet në njoftim.

Frendo, 74 vjeç, u infektua me Covid-19 pak ditë më parë.

Dy ditë më parë, u njoftua se ishte prekur nga Covid-19 edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, Anastas Janullatos, i cili u transferua me një avion drejt një klinike të specializuar në Athinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy