Dënohet me vendim të formës së prerë Millorad Dodik

Dënohet me vendim të formës së prerë Millorad Dodik

Presidenti i entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, Millorad Dodik, është dënuar sot me vendim të formës së prerë, për mosrespektim të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë.

Trupi gjykues e ka konfirmuar aktgjykimin e shkallës së parë të 26 shkurtit, me të cilin Milorad Dodik është dënuar me një vit burgim dhe ndalim prej gjashtë vjetësh për ushtrimin e funksioneve politike. Përmes një konference të jashtëzakonshme për mediat Dodik tha se nuk e pranon dënimin.

“Institucionet e RS-së do ta përcaktojnë qëndrimin e tyre për këtë çështje. Unë do të pranoj çdo vendim të Parlamentit, por këtë vendim nuk e pranoj”, tha Dodik.

“Të gjitha vendimet tona do të jenë politike. Gjykata e Bosnjë e Hercegovinës është diskualifikuar si organ juridik”, shtoi ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy