Eklipsi Diellor i 21 Shtatorit/ Astrologia Zaja rendit ndikimet: Shenja e Virgjëreshës më e prekura

Eklipsi Diellor i 21 Shtatorit/ Astrologia Zaja rendit ndikimet: Shenja e Virgjëreshës më e prekura

Më 21 shtator pritet të ndodhë një Eklips Diellor që, sipas astrologëve, do të ketë ndikim të veçantë në zodiak, si në nivel personal ashtu edhe kolektiv.

Astrologia dhe mjeshtrja e meditimit, Afërdita Zaja, në një intervistë për emisionin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", ndau disa nga efektet që ky eklips pritet të ketë në jetën e njerëzve, veçanërisht sipas astrologjisë vedike.

Sipas Zajës, ky eklips ka ndikime të thella fizike, mendore dhe shpirtërore dhe do të ndihet në mënyrë të veçantë në shenjën e Virgjëreshës, e cila është më e ndikuara gjatë këtij tranzicioni astrologjik.

Virgjëresha do të jetë me e ndikuara në këtë eklips diellor. 

Ky eklips quhet ‘vdekja dhe rilindja e Diellit’, pasi ndodh një mbulim i Diellit nga një trup qiellor i njohur në astrologjinë vedike si Hutu-planeti i hijes. 

Oraret e eklipsit për Shqipërinë janë nga 19:30 deri në 23:54. Ai përkon me Hënën e Re dhe ndodh pikërisht në shenjën e Virgjëreshës, në një nga "Nakshatrat" (ndarjet hënore në astrologjinë vedike), e cila lidhet ngushtësisht me marrëdhëniet dhe shëndetin mendor.

Zaja thekson se gjatë periudhës së eklipsit, nuk rekomandohet të konsumohet ushqim apo lëngje. 

Thuhet që gjatë eklipsit nuk është mirë të hahet ushqim, të pihen lëngje, nuk duhet ngrëne asgjë.

Sipas traditës vedike, ushqimi i konsumuar gjatë këtij procesi "kthehet në helm", duke ndikuar negativisht në trupin dhe mendjen e njeriut.

Efektet e këtij eklipsi zgjasin deri në 6 muaj dhe sjellin pastrim nga energjitë e vjetra, rutina të dëmshme apo marrëdhënie toksike. 

Sipas astrologes Zaja, çdo eklips përfaqëson një proces mbylljeje dhe rilindjeje, dhe nëse njihemi me energjitë që ai sjell, mund të përballojmë më me vetëdije sfidat që shfaqen gjatë kësaj kohe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy