SPAK regjistron dosjen e mikrokredive/ Rusta: Akuza të reja, nën hetim edhe bankat (VIDEO)

SPAK regjistron dosjen e mikrokredive/ Rusta: Akuza të reja, nën hetim edhe bankat (VIDEO)

SPAK ka regjistruar dosjen e mashtrimit me mikrokreditë, mëson MCN TV. 

Brenda 10 ditëve do të ribëhen masat e sigurisë, që ishin caktuar më parë nga gjykata dhe prokuroria Tiranë. 

Akuza e re është organizatë kriminale dhe vjedhje me pasoja të rënda, si dhe falsifikim dokumentesh. Nëpërmjet shortit është përzgjedhur prokurori Edvin Kondili. 

Kujtojmë që nëpërmjet kësaj skeme janë përfituar nga MCA dhe Final afro 40 milionë euro. 
 

Në një raportim për MCN Live gazetari Arsen Rusta bën me dije:

“"Një vendim i Prokurorisë së Tiranës i një jave më parë, tashmë ka marrë një tjetër rrugë. Nga hetimi për mashtrim dhe vjedhje tashmë kemi një tjetër akuzë, është ajo e organizatës kriminale, vjedhje me pasoja të rënda, falsifikim dokumentesh. Tashmë vepra penale është kompetencë e SPAK. MCN Live ka mundur të mësojë se hetimi i bërë nga tre prokurorët tashmë do të ndiqet nga Edvin Kondili, po ashtu pritet që brenda 10 ditësh masat e sigurisë dhe sekuestrot, asetet e sekuestruara, do të rilverësohen më një tjetër akuzë, ajo e organizatës kriminale. Bëhet fjalë për një vjedhje ne afro 40 milionë euro. BKT, Raiffeisen dhe Procredit, pritet që juristët e tyre të japin shpjegime për veprimet e bëra për bllokimin e llogarive. Janë përfshirë në mënyrë të ligjshme apo të paligjshme, kanë nxjerrë apo jo përfitime, do të jetë pjesë e hetimit të SPAK. Aktiviteti më masiv i Final dhe MCA është në këto tre banka. Është një organizatë kriminale thotë SPAK që drejtohej nga i ndjeri Olsi Ibro. Janë sekuestruar 10 milionë euro nga 40 në total. Është urdhëruar që të çlirohen të gjitha sekuestrot, qoftë në Hipoteka, apo në bankat e nivelit të dytë. Tre bankat nuk janë pjesë e organizatës kriminale, por veprimet e bëra nga administrata e tyre kanë nevojë për t’u hetuar dhe verifikuar thotë SPAK".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy