Mbrëmjen e sotme në pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës është rritur përsëri fluksi i lëvizjes së automjeteve.
Dhjetëra shtetas nga Maqedonia e Veriut po hynë drejt shtetit shqiptar, duke krijuar radhë të gjata dhe pritje të cilat shkojnë deri në një orë.

Nga autoritetet bëhet e ditur se shkak është bërë pala maqedonase e cila nuk punon me procedurë të përshpejtuar duke krijuar kështu pritje për udhëtarët.
Gjithashtu mësohet se po punohet me 3-4 sportele në hyrje të Shqipërisë.
Me afrimin e festave të fund vitit është rritur dhe numri i kalimeve në doganat e juglindjes, ku të shumta janë shtetasit të cilët kanë hyrë në drejtim të vendit tonë brenda pak ditësh.



