E ftuar në emisionin “Stay tuned”, influencuesja Ditea Berisha, teksa foli për botën e media, u ndal te formati i BBVip, për të cilën tha se do të futej nëse do të kishte një ftesë.
Sipas saj, me dy javët e nisjes së këtij formati, nuk po përçohen mesazhe pozitive dhe etikë të mirëfilltë për të gjithë që i ndjekin ata jashtë.
Do pranoja te futesha në BBvip. Normaslisht po të rrija ta stërholloja, nuk do te futesha por po të më merrnin në telefon e të më thoshin pas dy ditësh do të futesh, po apo jo, mbase edhe mund ta bëja.
Më pëlqen si format, është mjaft interesant, mendoj që mund ta përballoja mirë, sepse kam parë edhe disa portale që e kanë nxjerr që mund të isha pjesë, por skam marrë ftesë.
Mendoj se është pak herët të flitet dhe të bëhen krahasime ne mes dy BB, po thjesht është pak herët dhe dinamikat ndryshojnë, mendoj se e kanë nisur me vrull shumë të madh dhe mendo se mund ti bijë vrulli që kanë marrë disa persona aty brenda, nuk po përcjellin një mesazh shumë të mirë, po duhet te ketë ca norma dhe një etikë shumë të mirë edhe për ata që po transmetonin jashtë, kam parë aq shume ofendime, jo vetëm në dyshen Olta-Zhaklina, por në përgjithësi me të gjithë personazhet.



