Kryeministri Edi Rama shprehet se nuk do të ushtrojë asnjë presion mbi kreun e LSI-së, Ilir Meta për të arritur marrëveshje për zgjedhjet e ardhshme sa më shpejt.
“E keni kuptuar gabim sepse unë nuk bëj asnjë presion mbi Ilirin dhe ai nuk bën asnjë presion mbi mua”, tha Rama në intervistën e mbrëmshme në TCH.
Duke komentuar mbi rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, Rama tha se parashikon një koalicion qeverisës me tre bashkëkryetarë, duke iu referuar kreut të PDIU-së, së Shpëtim Idrizit. Unë parashikoj që pas zgjedhjeve të reja të jenë tre bashkëkryetarë sepse kështu quhen liderët e koalicionit, janë ata që përbëjnë partitë në një koalicion”, tha ai. Por, i pyetur nëse e barazon Metën me Idrizin, Rama u përgjigj kështu: “Jo! Në drejtim e koalicionit nga pikëpamja politike ju siguroj që mes meje dhe kreut të LSI ka komunikim të vazhdueshëm, ndërveprim dhe harmonizim të të gjitha veprimeve”.



