
Ditën e sotme në vendin tonë janë rregjistruar 942 raste të reja me koronavirus nga 3856 teste të kryera gjithsesj. Po ashtu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën edhe 5 persona, duke e çuar numrin e fataliteteve që prej fillimit të pandemisë në 1398.
Pesë humbjet e jetës ditën e sotme ishin 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (2 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 942
Të shëruar në 24 orë 455
Të shtruar në spitale 405
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3856
Testime totale 365,309
Raste pozitive 79,934
Raste të shëruara 48,377
Raste Aktive 30,159
Humbje jete 1398
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 17144
Fier 2479
Durrës 1708
Shkodër 1494
Vlorë 1445
Elbasan 1418
Lezhë 1064
Korçë 948
Berat 924
Gjirokastër 631
Kukës 474
Dibër 430



