Mbarimi i festave, fluks emigrantësh në pikat kufitare (VIDEO)

Mbarimi i festave, fluks emigrantësh në pikat kufitare (VIDEO)

Me mbarimin e festave, emigrantët kanë vendosur të largohen. Mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kakavijës ka patur fluks të automjeteve në palën greke. Kjo për shkak të kryerjes së testeve rapid nga ana e punonjësve të shëndetësisë. Ç’ka ka sjell një qëndrim gati 45 minuta në radhë.

Ndërkohë nga pala shqiptare situata ka qenë normale. Përgjatë 24 orëve të fundit shërbimet e DVKM Gjirokastër kanë përballuar një volum normal aktivitetesh në kontroll të udhëtarëve dhe mjeteve, gjatë hyrjes dhe daljes në Shqipëri.

Në funksion të këtij  aktiviteti, janë përpunuar një numër prej  4178 shtetas në hyrje-dalje, nga të  cilët 1022 në hyrje dhe 3156  në dalje.

Aktualisht po punohet me 4 sportele në doganën shqiptare dy në hyrje dhe dy në dalje. Ndërsa pala greke me 3 sportele në hyrje të republikës së Greqisë dhe 2 në dalje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy