Korreshi: Në 34 vite Parlament, nuk ka ndodhur të ketë prezencë të policisë, e paprecedentë. Do të bëjmë kallëzim penal ndaj tyre (VIDEO) 

Korreshi: Në 34 vite Parlament, nuk ka ndodhur të ketë prezencë të policisë, e paprecedentë. Do të bëjmë kallëzim penal ndaj tyre (VIDEO) 

Trazirat e një ditë më parë jashtë ambienteve të Kuvendit të Shqipërisë ku nuk munguan episodet e dhunës dhe kundërshtimi i forcave blu nga deputetët e opozitës ka sjellë reagimin e vetë opozitës.

Futja e forcave të FNSH brenda ambienteve të Kuvendit është e paprecedent dhe nuk ka ndodhur në tërë këto 34 vite demokraci, thotë për “MCN live”, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi.

Policët janë të gjithë aty shpërdorim detyre, se përveç Gardës së Republikës, aty nuk duhet te hyj askush tjetër, me të ndalu polici të hysh në objektet e tua dhe të të bllokoj rrugën.

Që ta kundërshtosh me dhunë dikë, duhet urdhër nga policia, po cili ishte urdhri nga Policia që kundërshtuan dhe pastaj punonjësit me dhunë.

Sot do të formulohet kallëzimi penal për të gjithë këta polic, çfarë duan ata me skafandra aty, ne po kërkojmë të kalojmë aty, car lidhje kanë ata aty që na bën sandviç në mes. Te kjo pjese me të nxjerrë arme, dhe me të bë kallëzim, vetëm këtu ndodh.

Mënyra se si erdhën ata me atë lloj veshje, dhe në rrugën e deputetëve që nuk ka bërë vaki në 34 vjet që Policia të hyjë në ambientin e Parlamentit shqiptar, është skandal akoma më i madh.

Në këto kushte nuk shkoj ndonjë që do iki ky apo ai, ministria i ka marrë urdhrat e Spiropalit.

Në 34 vite nuk ka bërë vaki që të kishte rrethim me hekura, pra, edhe këtë e bëri Spiropali. Ne po kundërshtoheshim të kalonim në punën tonë, këta thanë keni kundërshtuar policinë, o zot c ‘bëhet këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy