Shpërthen vullkani në Indonezi, hiri “pushton” ishullin (VIDEO)

Shpërthen vullkani në Indonezi, hiri “pushton” ishullin (VIDEO)

Një shtëllungë hiri mbërtheu ishullin Java të Indonezisë pasi një vullkan aktiv shpërtheu për herë të dytë gjatë këtij muaji.

Dëshmitarët thanë se një re e dendur hiri vullkanik nga mali Semeru mbuloi diellin.

“Nuk është raportuar ende për viktima dhe evakuimet janë duke u zhvilluar”, thanë zyrtarët.

Ndërkohë një autoritetet lëshuan një për linjat ajrore për një re hiri që ngrihej deri në 15,000 m (50,000 ft).

Thoriqul Haq, një zyrtar lokal, tha për Reuters se një rrugë dhe një urë nga zona në qytetin e afërt të Malang ishte shkëputur.

Qendra Këshillimore e Hirit Vullkanik (VAAC) në Darvin, Australi tha se hiri dukej se ishte shkëputur nga maja dhe po lëvizte në jug-perëndim.

Image

Vullkani, i cili ngrihet 3,676 m mbi nivelin e detit, ka shpërthyer më parë në janar.

Mali Semeru është ndër 130 vullkanet aktive të Indonezisë. Pamjet në mediat sociale treguan banorët duke vrapuar ndërsa një re gjigante hiri u ngrit pas tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy