Avokati Kujtim Cakrani në MCN Live ka komentuar rinisjen e hetimeve nga SPAK për 21 Janarin për të cilin u shpreh se nuk ka për tu zbardhur asnjëherë, ndërsa e cilësoi si një telenovelë që ka 13 vite që zgjat.
Ai tha se kjo çështje ka nisur politike dhe ashtu ka për të përfunduar pasi është shumë e vështirë për të përfunduar në një cështje penale. Sipas tij përgjegëjsi kryesorë ëshët Lulzim Badha për mënyrën se si e menaxhoi protestën.

Kjo çështje po kthehet në telenovelë vajti më shumë se 13 vite dhe sa herë që në Shqipëri ka probleme politika apo ka zgjedhje çuditërisht shfaqet 21 Janari. Unë do thosha se ajo është një çështje që s’ka për tu zbardhur ashtu si ata pretendojnë të zbardhet.
Ka nisur si politike dhe ashtu do përfundojë. Ishte politike sepse nisi me një protestë të thirrur nga opozita e asokohe e dimë se çfarë ndodhi dhe pas 13 vitesh i kthehemi asaj çështje. Dje është thirrur Ndrea Prendi i cili ka marrë përsipër për goditjet në atë rast dhe ka marrë dënimin.
Që të fillosh të nisësh hetimin duhet të saktësosh që plumbat që janë shkrepur dhe kanë dalë nga armët e gardës që nuk është faktuar deri më sot dhe të fillosh të pyesësh personat politikë që janë përgjegjës është akoma më e vështirë sepse garda është institucion që ruan objekte të rëndësisë së veçantë dhe personalitete kushtetues dhe në këtë kuptim garda ka dispozita të veçanta në atë ligj që u jep atyre të drejtën për të goditur ose të mbrojë çdo personalitetet kur e sheh se rrezikohet.
Në këtë kuptim mendoj se është shumë e vështirë për të p[përfunduar në një çështje penale si ne duam, por do të mbetet gjithmonë politike. Drejtuesi i gardës nuk merr urdhra nga kryeministri ka për detyrë të ruajë personalitete të veçanta dhe institucione.
Garda ka disa njësi të vogla të cilat në raste të tilla operojnë dhe nuk marrin urdhra sepse e kanë të përcaktuara në ligj momentin kur godasin. Për mua Basha është përgjegjësi kryesorë për mënyrën se si u menaxhua një protestë. Në asnjë vend të botës nuk ndodh që policia e shtetit të tërhiqet.



