Ajo që filloi si një pasdite e zakonshme përfundoi në masakër këtë të mërkurë në Westminster ku mbetën të vrarë 5 persona, ndërsa u plagosën 40 të tjerë pas një sulmi pranë parlamentit britanik. Ndërsa e gjithë bota është bashkuar me britaninë në këto ditë të vështira për të.Ndërkaq kryeministrja britanike Theresa May shprehet se sulmi është produkt i një “mendjeje të sëmurë”.



