Dudaj: Libri bëhet gjithnjë e më elitar. Përmes rrjeteve sociale kuptoj ata që lexojnë vërtetë

Dudaj: Libri bëhet gjithnjë e më elitar. Përmes rrjeteve sociale kuptoj ata që lexojnë vërtetë

Botuesja Arlinda Dudaj punën e saj e cilësoi si prodhuese librash dhe se në një vend si i yni bëhet gjithnjë më e vështirë të merresh me libra.

Në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, deklaroi se gjatë këtyre viteve ka pasur ulje dhe ngritje, ndërsa si momentin e etjes për të renë në libra, veçoi vitet 2000 dhe se në atë moment pati uri për libra e cila vazhdoi deri para gjashtë vitesh.

Sipas saj, libri ka gjithmonë një tkurrje dhe bëhet gjithnjë e më elitar, por nënvizoi se në Shqipëri ka humbur elita e mendimit.

Kam shumë më pak njerëz me të cilët mund të ndaj librat e mi. Por numri i miqve të mi që lexojnë është gjithnjë e më i vogël.

Lexojnë më pak, ndoshta se njerëzit po vrapojnë shumë pas materiales se kanë një pasiguri të madhe. E vërteta është se ka lexues dhe ka lexues shumë të mirë.

Përmes rrjeteve sociale unë arrij të kuptoj dhe gjej njerëz që vërtetë i ndjekin dhe lexojnë. Nuk mendoj se libri ka të bëjë me pamundësinë për të blerë, se këtu blihen sende shumë më shtrenjtë se libri.

Në këtë moment ka një shkretëtirë, nuk konsumohet asgjë tjetër përveç këtij reality show. Jam shokuar për mënyrën se si funksionon. Është një eksperiment i shpifur.

Nuk ka problem që ta konsumosh, por në këtë moment nuk konsumohet asgjë kulturore, jo vetëm libri. Nuk ndodh asgjë tjetër, ky është një moment paksa i trishtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy