Rritja e çmimeve/ Nazarko: Qeveria e papërgatitur, pa asnjë strategji kombëtare (VIDEO)

Rritja e çmimeve/ Nazarko: Qeveria e papërgatitur, pa asnjë strategji kombëtare (VIDEO)

Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me rritjen e çmimeve dhe protestat e ndërmarra nga qytetarët për të cilat u shpreh se Shqipëria ka qenë e papërgatitur dhe se një krizë e tillë e shkatërron. Sipas tij kjo evidenton edhe një qeveri të papërgatitur  dhe kjo krizë i identifikon këto.

Ai shton më tej se Shqipëria është njësoj si 10 vite më parë, në një krizë shumë të rëndë dhe se kjo e karburanteve është një sekuencë që të hedhësh sytë për të parë dramën.

Deklaratat e kryeministrit mu dukën justifikim i një niveli nënmesatar. Ai ka 9 vjet në pushtet dhe një nga gjërat që duhet të merrej që në fillim ka qenë të merrej me Shqipërinë që do të qeveriste, me burimet. Shqipëria nuk prodhon energji dhe nuk ka plane për furnizimin me gaz. Kriza e thellon atë që ti ke përgatitur me kohë të tëra dhe nëse Shqipëria ka qenë e papërgatitur një krizë e thyen në mes e shkatërron. Kjo është një krizë që evidenton forcën e  një vendi, dhe qeveria është totalisht e papërgatitur, pa asnjë strategji kombëtare.

Pra ne jemi ineficentë në përdorimin e gazit, të energjisë diellore dhe ndërtimit dhe kriza i identifikon këto. Në thelb kriza mbetet në vend dhe ti duhet ta zgjidhësh, kryeministri ti thërrasë mendjes dhe të kuptojë se qeverisja e tij çalon sepse duke mos qenë ekonomist vetë nuk e kupton që të shkojë me idenë se me të njëjtën njerëz të bëjë punë të ndryshme. Duhet të gjente me kohë staf të klasit të parë. Rama nuk mund t’ja dalë me manovra taktike por të vërë përpara manovra strategjike që si ka ofruar deri tani.

Më tej Nazarko deklaroi se financat tona nuk janë në kushte të mira dhe se sipas tij Shqipëria ka ngecur teksa e cilësoi kryeministrin Rama si pa vizion. Ai tha se vendi ynë ka mbetur pas se nuk prodhon, ndërsa sa i përket protestave u shpreh se fryma që nxit debate ka kohë që ka vdekur duke thënë se ato nuk kanë ideolog.

Financat tona nuk janë në kushte të mira dhe kjo s’ka nevojë për gjykim sepse të gjithë sektorët e prodhimit kanë ngecur. Ne prodhojmë vetëm në fasoneri dhe gjëra të vogla që s’kanë vlerë për të mbajtur buxhetin në nivele të larta. Shqipëria është njësoj si 10 vite më parë është në një krizë shumë të rëndë, kjo e karburanteve është një sekuencë që të hedhësh sytë për të parë dramën. Me gjithë respektin që kam për demonstruesit duhet të reflektohen idetë e atyre aty, por fakti që nuk ka debate ekonomike që nga mëngjesi deri në dark bëjmë debate politike tregon se fryma që nxit protesta reale ka kohë që ka vdekur se në fund fare ne mund të themi se çdo protestë ka njerëzit që e frymëzojnë atë, kështu që protestat e tanishme nuk kanë njerëz ideolog që e kuptojnë në tërësi vendin e vet që ata të shkruajnë pa ardhur krizat më parë. Protestat sado që të jenë të organizuara nuk do të arrijnë kushedi por do vazhdojnë si loja macja me miun.

Nga kjo rritje është qeveria ajo që përfiton duke rritur buxhetin, por ky përfitim është akt vetëmbytje, dhe në momentin që ti e bën të rëndë për përdorimin do të thotë që ke ulur kudo peshën e ekonomisë kështu që në këtë sens tentativat për të fituar edhe qeveria nga këto çmime janë tentativa ditore duke bërë lojëra me çmimin e naftës. Cikli politik i kësaj klase ka kohë që ka mbaruar janë përpëlitje të një klase që janë në fundin e vet. Ikja e tyre nga skena politike nuk është fatkeqësi për Shqipërinë por është e mirë. Ajo për të cilën duhet të qajmë është se ne nuk kemi ende njerëz që të flasin për ekonominë dhe ecjen përpara kjo është drama e madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy