KAS rrëzon opozitën për Himarën/ Kume: S’u shkel asnjë normë kushtetuese, qytetarët u vetpenguan   (VIDEO)

KAS rrëzon opozitën për Himarën/ Kume: S’u shkel asnjë normë kushtetuese, qytetarët u vetpenguan   (VIDEO)

KAS ka rrëzuar kërkesën e opozitës për pavlefshmërinë e zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës, duke e konsideruar procesin të ligjshëm.

Ish-kreu i KQZ Kristaq Kume tha në edicionin e lajmeve në MCN TV se pretendimet e opozitës ishin politike, por nuk mbështeteshin në ligj.

Ai thekson se qytetarëve nuk iu shkel asnjë e drejtë kushtetuese, pasi ata u vetpenguan duke mos rinovuar kartat e identitetit. Megjithatë sipas tij, ndonëse s’parashikohej në ligj, mund të ndiqeshin precedentët e zgjedhjeve të mëparshme.

Gjithë ky proces në mendimin tim ka pasur që në nisje të tij pak vlera në efektin juridik, por vlerat e tij ishin në aspektin politik. Kush e ka ndjekur trajtimin e çështjes te KAS, mund ta vëreje lehtësisht këtë dallim. Përfaqësuesi i opozitës theksoi atë që përbënte lëndë për diskurs politik, por s’përbënte lëndë për trajtim juridik. U kërkua të konsiderohej i pavlefshëm ky proces sepse u pamundësia 6 mijë zgjedhësve që të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Në aspektin juridik, thuhet që ta ushtrosh të drejtën, duhet të kesh një dokument. Vlefshmëria e dokumentit nuk varet nga askush tjetër se sa nga mbajtësi. Nëse do të përfitosh një shërbim, dihet që ti s’mund ta marrësh, nëse e ke këtë lloj dokumenti. Nëse do doje të votoje, patjetër duhet të kishe bërë rinovimin. Ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e mëparshme, që është konsideruar i vlefshëm një dokument identifikimi që i ka kaluar afati, me vendim të ministrisë, kjo s’do të thotë që meqë s’u zbatua në Himarë përbën shkelje të ligjit. Është trajtim politik i gjësë, jo juridik. Nuk shkelet një normë kushtetuese, sepse qytetarët s’u penguan, u vetpenguan, qytetari është përgjegjës për rinovimin e kartës, jo qeveria, KQZ. S’është e parashikuar në asnjë gërmë të ligjit zgjedhor si zgjidhet. Por kemi një precedent të rasteve të më para, që për mua duhet të ishte marrë parasysh, por për këtë duhet të ishin angazhuar forcat politike”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy