Ndoka: Sot e vlerësoj Berishën më shumë se 30 vjet më parë, Basha mashtroi aleatët

Ndoka: Sot e vlerësoj Berishën më shumë se 30 vjet më parë, Basha mashtroi aleatët

Në studion e lajmeve të MCN TV, Nard Ndoka e vlerësoi nismën e ish-aleatit Sali Berisha. Duke komentuar Kuvendin e thirrur nga Berisha, që po mbahet në Air Albania, Ndoka tha se me lëvizjen e tij, Berisha po çliron PD-në.   

Shoh respektim të jashtëzakonshëm të standardeve dhe axhendës. Nuk ka nxitim. Ndryshimet e statutit tashmë shkojnë në gjykatën e Tiranës, siç parashikon ligji. Tani kemi një Bashë të shkarkuar. Nesër do të kemi një vulë të re. Do të ketë një organizim tjetër, hapet procesi i referendumit, ku anëtarësia vendos për shkarkimin e zotit Basha. 22 marsi do të jetë data kur do të zgjidhet kryetari. Misioni që mori përsipër Berisha ishte çlirimi i PD-së. E vlerësoj më shumë sot se përpara 30 vitesh.  

Basha, i pabesë

Është treguar i pabesë dhe mashtrues me PDK. Basha kishte humbur respektin. Asnjë prej aleatëve nuk është ndier i mbështetur. Basha është përpjekur të mbajë disa rreth vetes, disa kamikazë. Por ata që kanë pasur nuhatje politike i janë larguar. Në këtë mënyrë, ai e ka ndrydhur PD-në.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy