
Ka ndërruar jetë në QSUT 38-vjeçarha Marjola Myrtollari, e cila u godit me thikë nga bashkëshorti. 38-vjeçarja nga Korça kishte një muaj që kurohej në QSUT, por fatkeqësisht nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të shumta si pasojë e goditjes me thikë disa herë në trup. Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 4 qershor në qytetin e Korçës kur bashkëshorti i 38-vjeçares, Aleko Myrtollari e goditi atë me thikë 5-6 herë në trup për shkak të xhelozisë.



