Gjenerali Albert Mullai duke folur në “Mcn Informacion” për vitin 1997, theksoi që kanë ndikuar si faktorë të jashtëm, po ashtu edhe të brendshëm që e sollën këtë krizë. Mullai tha se 97-ta ishte rënie e shtetit dhe e besimit te shteti.
“97-ta përbën një nga krizat më të rënda politike, ekonomike dhe sociale për Shqipërinë. Ushtria jonë po ulte numrat, po çarmatosej, ishte faza kur po kalonte nga një regjim te një regjim. Urdhrat ishin të paqartë, dhe mungoi marrja e përgjegjësisë për të drejtuar forcat e armatosura në këtë periudhë. Kjo çoi që të shthurej linja e komandimit, dhe ushtarakët humbën besimin te komandat e tyre. Ka patur faktorë të jashtëm dhe të brendshëm. Më sa pari ishin faktorët e brendshëm që e sollën krize. Që 97-ta ishte rënie e shtetit dhe humbje e besimit te shteti kjo është e qartë. Pasojat u minimizuan nga ndërhyrja ndërkombëtare.
Janë një numër i madh organizatash kriminale që kishin interes. Grupet që ishin për trafik armësh, njerëzish, ishin të gjithë të interesuar”.
Gjenerali Dedë Prenga tha se vendet fqinje kishin interes për dobësuar fuqinë ushtarake të Shqipërisë.
“Viti 1997 me ngjarjet që pasuan ishte dhe do të mbetet për fatin tonë të keq, ishte dhe do të ngelet pjesa e zezë e historisë shqiptare të kohëve moderne. Elementi i parë është lejimi dhe mungesa e kontrollit total të firmave rentiere financiare. E dyta elementi i trysnisë së madhe politike dhe politizimit të skajshëm të strukturave shtetërore, përfshirë FA-të. Ishin FA-të elementi i parë që u përdor për të rikthyer situatën e qetësisë në vend. Elementët e huaj kanë dhënë ndikimin e tyre, por strukturat shtetërore ua kanë lehtësuar punën, me çorganizimin e organizuar. Vendet fqinje kishin interes për të dobësuar fuqinë ushtarake të Shqipërisë. 97-tën do ta quaja rebelim qytetar dhe paaftësi e shtetit për ta parandaluar dhe menaxhuar dëmet”.



