
Sipas Eurostat, 45% e familjeve shqiptare me fëmijë janë në rrezik varfërie, dy herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 22.1%. Të dhënat tregojnë se shumë familje kanë vështirësi për të përballuar faturat, ushqimet dhe shpenzimet bazë, ndërsa Shqipëria renditet me nivelin më të lartë të varfërisë për familjet me fëmijë në Europë.



