Të penduarit e drejtësisë/ Bregu dhe Zhabina: Dëshmia e Nuredin Dumanit zbardhi ngjarje dhe emra

Të penduarit e drejtësisë/ Bregu dhe Zhabina: Dëshmia e Nuredin Dumanit zbardhi ngjarje dhe emra

Në studion e MCN Informacion, dy gazetarët e kronikës, Sokol Bregu dhe Xhevahir Zhabina analizuan kontributin që kanë dhënë në zbardhjen e shumë ngjarjeve dëshmitë e të penduarve të drejtësisë. Bregu tha se pavarësisht problemeve të vendit, fondi për të penduarit e drejtësisë nuk ka çeduar asnjëherë. Ndërsa Zhabina u shpreh se dëshmia e Nuredin Dumanit zbardhi shumë ngjarje dhe individë të përfshirë në aktivitet kriminal. 

 

Sokol Bregu

 

Në të gjithë historinë dëshmitari i parë është regjistruar në fund të vitit 2004. Në atë kohë kaloi ligji. Në të gjithë historinë e tyre ka dy gjëra: më i rëndësishmi është Nuredin Dumani dhe dëshmitari që nuk gaboi asnjë presje është Adriatik Coli. 

 

P.sh. në dëshminë e Dumanit kanë çeduar ca gjëra. Coli ka qenë për bandën e Durrësit. Disa prej dëshmitarëve që mori SPAK e humbën këtë status, por ka edhe një gjë që ligji e specifikon qartë: edhe një krim të vetëm, të vogël, po të mos e rrëfesh, ti e humb statusin. 

 

Ka vetëm një gjë që nuk ka çeduar kurrë ky shtet, sado probleme ka pasur: fondi për dëshmitarët e drejtësisë ka qenë i bollshëm dhe madje nganjëherë kthehet edhe mbrapsht një pjesë sepse nuk shpenzohet. 

 

I penduar i drejtësisë mund të jesh për gjithë kohën e qëndrimit në burg. Por me daljen jashtë burgut, kur mbaron dënimin, ai dërgohet jashtë Shqipërie, me një identitet të ri. Shteti nuk ka mundësi t’i dërgojë të gjithë në SHBA, sepse të gjithë atje duan të shkojnë. Por kur shteti e dërgon në një vend tjetër, atje e ruan policia e atij vendi. Sepse kjo është me shkëmbim. Ne marrim një të penduar dhe dërgojmë një të penduar.  

 

Xhevahir Zhabina

 

Falë dëshmisë së Dumanit u zbuluan shumë krime të zonës së Elbasanit. Mendoj që ka qenë i rëndësishëm në zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale, por edhe nxjerrjen në pah të disa personave të tjerë të krimit të organizuar. Dëshmia e tij na bëri të kuptojmë se në këtë qytet kishte edhe grupe të tjera. Falë dëshmisë së tij kuptuam se çfarë po ndodhte në qytete të tjera të Shqipërisë me krimin e organizuar. 

 

Është e garantuar me ligj pagesa kur bëhesh i penduar i drejtësisë. Por ata që vendosin të tregojnë, duhet të tregojnë çdo gjë që dinë. Prokuroria i kryqëzon me të dhëna të tjera dëshmitë e tij. Pra e vlerëson prokurori dëshminë e të penduarit. Duke qenë që kemi të bëjmë me ngjarje shumë të rënda, vlera e dënimit nuk është ajo që kërkojnë të gjithë. 

 

Pa dëshmitë e tyre shumë krime nuk do të ishin zbardhur. P.sh. pa dëshminë e Nuredin Dumanit do të ishte e vështirë të identifikoheshin kodet e shumë emrave të njohur të krimit në Sky ECC. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy