Duke dashur të sqarojmë mbi të gjitha publikun dhe bizneset, Tema Tv u interesua dhe mësoi nga përfaqësues të kompanisë MPOS që ka paraqitur në Ministrinë e Financave një propozim për administrimin e TVSH-së, se cfarë parashikon platforma e tyre.
MPOS: Sistemi i propozuar është totalisht një platforme teknologjike. Nuk do të prekë në asnjë moment paratë e bizneseve dhe as nuk do të ketë role të tjera dytësore të pashprehura apo me dashje të shtuara në komunikime që bëhen në media. Eshtë një platformë në ndihmese të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.



