Propozimi i Partisë Socialiste për të ulur numrin e deputetëve nga 140 në 100 në këmbim të diskutimit për lista të hapura dhe rikthimin e koalicioneve, nuk pranohet nga Partia Demokratike. Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi tha se reduktimi i numrit të deputetëve zhbën mundësinë për pluralizëm.
