
Rreth 20,000 persona protestuan jashtë parlamentit grek pasi ligjvënësit miratuan një paketë reformash të kërkuara nga kreditorët e huaj si kushte për vazhdimësinë e ndihmës financiare. Kryeministri Tsipras shprehet se votimi i këtyre reformave, është vendimtar për daljen e vendit nga kriza.



