Meka: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta kundër korrupsionit, mekanizmat e pastrimit të parave tek ne janë të moderuara

Meka: Shqipëria po ecën me ritme të shpejta kundër korrupsionit, mekanizmat e pastrimit të parave tek ne janë të moderuara

Shqipëria ka dalë tashmë nga lista gri e Moneyval, por raportet ndërkombëtare përgjithësisht flasin për rezultate të ulëta konkrete në këtë drejtim.

Lidhur me paratë e pista eksperti Elvin Meka në ‘MCN Economy’ u shpreh se Shqipëria është duke ecur me ritme të shpejta në luftën kundër korrupsionit, teksa theksoi se vendi ynë e ka më të lehtë për të implementuar një legjislacion të ri.

Ai tha se në Shqipëri mekanizmat e pastrimit të parave janë të moderuara dhe sipas tij kjo vjen dhe për shkak se nuk zbatohet ende deklarimi i plotë i të ardhurave dhe pasurive.

Shqipëria ka shënuar progres vitet e fundit, dhe sigurisht këto lloj përmirësimesh kanë sjellë një pozicion dukshëm më të mirë.

Duhet pasur parasysh se në momentin aktual në shtete të vogla siç është Shqipëria ku po ecet me ritme të shpejta edhe për të miratuar ndryshime apo qasje të re në letër e ka relativisht më të lehtë sesa vende të tjera më të zhvilluara ku dhe pastrimi i parave bëhet në mënyrë më të sofistikuar se në Shqipëri.

Nëse i marrim të gjitha bashkë Shqipëria ka rregulluar disa elementë dhe me daljen e disa përfundimeve do shohim nëse e kemi bërë hapin e parë me standardet ndërkombëtare në këtë fushë, por se sa këto aspekte arrijnë të zbatohet në praktikë kjo kërkon kohë.

Nuk mund ti mbyllim dot të gjitha të çarat e hyrjes së parave të pista, por Shqipëria si vend i ri e ka më të lehtë për të miratuar një legjislacion më në kohë, patjetër që ka pasur shansin dhe mundësinë të shkruajë ligje të kohës moderne.

Ajo që mbetet pikë për tu vlerësuar është pjesa e zbatimit më praktik të këtij legjislacioni. Nëse na vlerësojnë në aspketin e letrave jemi mirë, por kur shfaqim pasta probleme ka punë për të bërë.

Më tej ai shtoi se Shqipëria ka raportime të mjaftueshme sa i përket pjesës që lidhet me sistemin financiar, po flasim për sektorin bankar dhe jo bankë, madje ka raportime standarde çfarë tregojnë përpjekje të vazhdueshme për të pastruar para sepse ky sistem nuk është imun për ta shfrytëzuar për pastrimin e parave në mënyrë të shpejtë dhe të sigurtë.

Shqipëria nuk ka bursë funksionale, ose më saktë ka njëlloj burse që është pothuajse e pamundur për transaksione të tilla, dhe e bëjnë më të lehtë hyrjen e këtyre parave në sistemin bankar, por jemi shumë mirë dhe të renditur shumë për zbatimin e mekanizmave ligjore sa i përket sistemit bankar dhe si një ekonomi e tërë si kemi të lidhura të gjitha hallkat.

Shqipëria jo se nuk ka raportime po cilësia dhe sasia s’janë në nivel të duhur, janë në nivel e sipër por s’kemi arritur në fazën e deklarimit total të të ardhurave dhe deklarimeve dhe sa kohë ka ende të cari dhe sa kjo të ekzistojë do ta vuajmë dhe kjo lejon këtë qasje të parave në ekonomi.

Ne nuk jemi të sofistikuar në sistemin financiar por ata që duan të pastrojnë paratë kanë gjetur ato rrugë ku ka më pak mbikëqyrje.

I pyetur lidhur me çmimet e apartamenteve, Meka tha se vihen re disa rritje të çmimeve të pajustifikuara.

Nuk mund të themi nëse jemi apo jo përballë një flluske, sigurisht ka rritje të çmimeve të apartamenteve në përgjithësi ku në zona të caktuara rritje të forta dhe të tjera më të moderuara. Po të shohësh dhe në nivel botëror ka një trend në rritje të çmimeve të pasurive të paluajtshme, por në Shqipëri kemi rritje të çmimeve të pajustifikuara.

Ne nuk jemi në të njëjtin stad as me vendet e rajonit dhe kjo se justifikon rritjen e çmimeve në zona të caktuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy