Sonila Boçi: Balli Kombëtar bëri gabim që bashkëpunoi më gjermanët

Sonila Boçi: Balli Kombëtar bëri gabim që bashkëpunoi më gjermanët

Historiania Sonila Boçi, në studion e “Arnautistan” në MCN TV njoftoi se studiues dhe historianë shqiptarë po punojnë që pas shumë vitesh të hedhin në botim një version të ri të Historisë së Shqipërisë, duke filluar nga Lufta Nacional Çlirimtare deri në periudhën postkomuniste.

Boçi, thotë se po punon kryesisht në periudhën e komunizmit, ndërsa u shpreh se bashkë më kolegët nuk kanë teza të gatshme, por secili autor krijon tezat e veta, qasjen e vet publike, të cilat do të njësohen më pas në një të vetme.

Lidhur me botimin e vjetër të historisë së vjetër shqiptare, historiania Boçi, këmbëngul ta quaj që ai botim ka lënë anash disa çështje të Luftës së Dytë Botërore dhe të komunizmit në përgjithësi, të cilat do të integrohen në këtë botim të ri.

“Unë mendoj që ai botim ka lënë anash disa çështje të Luftës së Dytë botërore dhe të komunizmit dhe kësaj rradhe ne do të fusim çështjen e legalitetit, Ballit Kombëtar, në ndërvartësi me njëra-tjetrën, pastaj Luftga Civile krahas Luftës Nacional Çlirimtare.

Balli Kombëtar bëri disa gjëra që i rezoltuan gabim, për shembull në fund të tetorit të vitit 1943 në fillim bashkëpunoi me gjermanët”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy