Detaje /Policia shoqëron tetë persona për vrasjen e vëllait të ish-deputetit Ndoka

Detaje /Policia shoqëron tetë persona për vrasjen e vëllait të ish-deputetit Ndoka

Detaje të reja kanë dalë nga Policia e Lezhës, pas vrasjes së vëllait të ish-deputetit socialist Arben NdokaBlutë e Lezhës bëjnë me dije se diri tani janë shoqëruar 8 persona në polici si të akuzuar për vrasjen me paramendim të 48 vjeçarit Aleksander Ndoka.

Policia e Lezhës tha se po analizon dhe përpunon me kujdes të gjitha provat materiale të administruara në vendngjarje si dhe në ambiente të tjera që lidhen me të, nëpërmjet laboratorit shkencor dhe te gjitha potencialeve policore.

Sipas policisë pas këqyrjes së trupit të Aleksandër Ndokës, janë gjetur 11 plumba në trup. Ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 14 gëzhoja automatiku “Kallashnikov”. Gjithashtu në raportin e policisë thuhet se Ndoka është qëlluar nga një distancë prej jo më shumë se 5 metra.

Mësohet se hetimet janë përqendruar në zbardhjen në grumbullimin dhe zbardhjen e pamjeve filmike. Po ashtu mësohet se i është kërkuar ndihmë kompanisë celulare për zbërthimin e listës se telefonatave te bëra 24 orët e fundit për të zbuluar shkakun pse Ndoka doli nga banesa dhe cilët ishin personat qe kishin kontaktuar me te para ngjarjes.

Për zbardhjen e ngjarjes po punon një grup i posaçëm hetimor me Specialistë të Hetimit të Krimeve  të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë dhe me Prokurorinë e Rrethit.

Aleksandër Ndoka u gjet i vrarë rreth orës 4:20, minuta të mëngjesit në lagjen “Nënë Tereza”, në Lezhë. Vëllai i ish-deputetit socialist Arben Ndoka, u qëllua me armë zjarri përpara banesës së tij, teksa po zbriste nga automjeti tij “Mitsubishi”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy