Vakaj: Shqipëria çalon në ndjekjen e pastrimit të parave. Kara: Nuk funksionon parandalimi (VIDEO)

Vakaj: Shqipëria çalon në ndjekjen e pastrimit të parave. Kara: Nuk funksionon parandalimi (VIDEO)

Në raportin Agjencisë së Inteligjencës Financiare janë 1759 raportime për transaksione të dyshimta të mbërritura te kjo agjenci në vitin 2025. 

 

Konsulenti për rrezikun e pastrimit të parave, Dritan Vakaj thotë se Shqipëria çalon në ndjekjen e pastrimit të parave.

 

Ndërsa juristi Romeo Kara deklaroi për “MCN Economy” se në vendin tonë nuk funksionon parandalimi.

 

Vakaj

Raportimi i rasteve të dyshimta për pastrim parsh, vijnë kryesisht nga sektori privat. Çdo institucion financiar ka detyrimin ligjor të ketë njësinë kundër pastrimit të parave. Kemi evazionin fiskal dhe paranë e gjeneruar në formë kriminale. 

 

Pjesa informale është shqetësuese por jo domosdoshmërisht kriminale. Ndërsa paraja kriminale që tenton të ligjërohet është shqetësuese dhe është prezente si në ekonominë shqiptare dhe kudo. 

 

Nëse ekonomia do ishte në nivele shumë të larta do ekzistonte pastrimi i parave. Pastrimi i parave është paraja e gjeneruar në formë kriminale, që këto të ardhura synon ti legalizosh, duke blerë një pronë, makinë apo ti depozitosh, është legalizim. 

 

Shqipëria çalon në ndjekjen penale të rasteve të pastrimit të parave. Hetimi pasuror nuk po shfrytëzohet ende nga prokuroritë. 

 

Kara

Informaliteti është para e zezë krimi. Të marrim lojërat e fatit, thuhet se janë 2.5 deri në 3 miliardë lekë në vit, ku shkojnë? Noterët janë te grupi që kanë raportuar, por avokatët zero. Por prapë kemi noterë që duhet të raportojnë kur ka shitje mbi logjikën e tregut.

 

 Kemi një rast të rëndë pastrimi parash nga një noter dhe avokat në Elbasan që kanë blerë një apartament dhe një dyqan në një nga zonat më të mira në Elbasan për 120 mijë euro, kur vlera reale është të paktën 400 mijë euro. 

 

Shqipëria duhet të hetojë noterët për rastet e rënda të pastrimit të parave. Këtu parandalimi nuk funksionon. Numri i raportimeve mbetet i ulët, avokatët nuk raportojnë, zero. Ky është një alarm. Agjentët imobiliarë nuk raportojnë pothuajse fare. 

 

Shoqëritë e ndërtimit zero. Kemi vetëm 8 urdhra bllokimi në vitin 2025. Kemi vetëm 800 mijë euro të bllokuara vetëm kaq, kur një vit më parë kemi pasur 10 milionë. Çfarë ka ndodhur, janë urtësuar këta zullumqarët? Korrupsion nuk ka pasur fare. 

 

Dominon evazioni fiskal. Gjobat janë të ulëta për këto flukse parash.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy