Atentat terrorist në Ankara

Atentat terrorist në Ankara

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur pasditen e të mërkurës në Ankara në kapanonin e gjumit të një baze ushtarake turke në afërsi të Parlamentit.

 

Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare të cilat deri tani kanë konfirmuar 5 të vdekur dhe 10 persona të plagosur. Nga paniku njerëzit kanë braktisur metrotë ndërkohë që mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur 20 autoambulanca.

 

Ka reaguar menjëherë dhe Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu,  i cili u shpreh se menjëherë pas ngjarjes autoritetet janë duke hetuar për shpërthimin. Burimet policore konfirmojnë shpërthimin e automjetit i cili dyshohet të jetë një atentat terrorsit edhe pse shkakqet e shpërthimit nuk dihen ende saktësisht.

 

Turqia është goditur nga një seri sulmesh terroriste së fundmi  përfshirë atë të një atentatori vetëvrasës që muajin e kaluar u mori jetën 10 personave në Stamboll ndërkohë që sulmi më i përgjakshëm ishte ai që i mori jetën 100 personave po në Ankara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy