Rama, opozitës: Kope e infektuar nga budallallëku, keni shtrembërim në ADN

Rama, opozitës: Kope e infektuar nga budallallëku, keni shtrembërim në ADN

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se i merr njerëzit për budallenj, duke thënë se kjo është arsyeja se janë katandisur ashtu siç janë.

Në fjalën e tij në seancën parlamentare, kreu i qeverisë tha se ka një arsye degradimi i opozitës, që pa e gjetur nuk bëjnë dot asgjë.

Ndahuni në sa pjesë të doni, në 3 pjesë, 4 pjesë, është e njëjta gjë. Vini flisni këtu për vlerat e trashëgimisë kulturore ju? Ju që kulturalisht jeni kërcënimi më i madh i vendit tonë, ju që kulturalisht jeni agresion permanent mbi shoqërinë tonë, ju që kulturalisht jeni shembulli i lëvizjes që s’duhet të ndodhë. Ju që kulturalisht kërkoni ta ktheni Shqipërinë në kohën kur luftonte me Amerikën.

Nuk e kam pritur që ti të marrësh flamurin me Amerikën, (drejtuar Edmond Spahos), por e shpjegoj si degradimin e pashmangshëm të të qenit pjesë e një kopeje ku budallallëku është sëmundje ngjitëse, është çështje kohe se kur do të shfaqet sëmundja. Është sëmundje ngjitëse dhe është kaq evidente sa që dhe kur përplaseni me njeri tjetrin jeni dy pjesë të së njëjtës gjë, jeni ajo gjëja e ndarë përgjysmë.

Është një fakt të cilin e vërteton e përditshmja juaj pavarësisht se jeni në njërën anë, apo në anën tjetër të asgjësë që i'u ka ndarë në mes. Në momentin që jeni bërë pjesë e kopesë jeni të infektuar nga budallallëku.

Të jesh infektuar nga budallallëku do të thotë të jesh në krizë. Jeni thellësisht të afektuar, e keni shtrembërim në ADN që për çdo gjë flisni mbrapsht. Nuk keni pse fyheni, duhet të shikoni veten në pasqyrë dhe kur ta shikoni, do kuptoni që po them shumë pak, nuk e ka fajin pasqyra, merruni me veten.

Deklarata e tij u bë duke folur për parkun arkeologjik të Butrintit, duke bërë të ditur se ka një subjekt fizik i cili ka pretendim si pronë familjare.

Këtu nuk ka asnjë marrëveshje sekrete dhe çfarë do të bëhet me Butrinin e vendosim ne që shpëtuam Butrintin nga ju. E mbaj mend se ç’ishte Butrinti nga pikëpamja e gjendjes, kur unë isha ministër i Kulturës. Jemi shumë krenar për këtë marrëvheshje dhe jemi falënderues për fondacionin shqiptaro-amerikan. Butrinti do të jetë e para zonë që do të hyjë pa asnjë përqindje karboni, në sensin që të gjitha aktivitetet e brendshme nuk do të ketë asnjë përqindje karboni. Në Butrint po kalohet në modelin e administrimin e parqeve kombëtare në botën e zhvilluar. Qëllimi është që Butrinti të jetë Park Kombëtarë që të vazhdojë të rrisë fuqinë atraktive, të vijojë të zhvillohet në sensin e gërmimeve arkeologjike dhe ne jemi krenarë për këtë marrëveshje dhe shumë falënderues fondacionit që ka marrë përsipër këtë investim, të kërkuar prej nesh.

Gjithë ky sqarim i tij, erdhi pas projektit të qeverisë për Parkun Kombëtar të Butrintit, që pritet të mbushë një nga asetet historike dhe kulturore më të mëdha kombëtare me lokale, restorante e hotele.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy