Fitorja e Trump, Papa: Diti të kontrollonte emocionet e masës. I ka "vjedhur” demokratëve klasën punëtore

Fitorja e Trump, Papa: Diti të kontrollonte emocionet e masës. I ka "vjedhur” demokratëve klasën punëtore

Autori i emisionit Fokus, Robert Papa tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se Trump diti të kontrollojë emocionet e masës duke qenë se ai e kupton se çfarë mendon një amerikan i vërtetë.

Sipas Papës, Harris nuk përfaqësonte asgjë dhe se është pompuar në karrierë nga ngjyra e lëkurës.

Poll-et si në Amerikë, si ndërkombëtaret dështuan. I vetmi poll Atlas në Brazil, kokë më kokë e gjeti çdo gjë.

Harris nuk përfaqësonte asgjë, është pompuar në karrierë thjeshtë nga ngjyra e lëkurës, ka shkuar falas në shkollë, nuk ka marrë provimin për avokate, është rritur deri në Senat, nuk arriti asgjë. Trump kishte rekorde, 4 vjet qeverisi shumë mirë në ekonomi, ishte president paqësor dhe nuk ishte për luftëra. Duke qenë një ish-personalitet televiziv ai diti të kontrollonte emocionet e masës. Të gjithë thonin se Trump po gabon se po bën fushatën e 2016.  Ai e dinte ku janë telat e amerikanëve. Ai nuk është nga elita e politikës amerikane që nuk e dinë se si mendon një amerikan i thjesht. Një amerikan kur shkon në dyqan, kur sheh që siguracioni është rritur nuk kishte shanse që do të votonte për dikë që do ta rriste inflacionin dhe do të kishte krizë. Trump bëri disa premtime pragmatike.

Trump nuk e do BE, e sheh që do të përfitojnë në kurriz të Amerikës. Ka një të drejtë. Ne i kemi çliruar thotë, i mbrojmë dhe ata bëjnë biznes me rusët.

Trump “i ka vjedhur” demokratëve klasën punëtore. Njerëzit që punojnë me djersë, që mbajnë familjen e tyre me dinjitet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy