Qeveria Shqiptare po përgatit një draft që të bëjë të mundur votën e emigrantëve shqiptarë aty ku ata banojnë dhe punojnë. Këtë e ka thënë në një intervistë për Tematv kryetari i Partisë Socialiste për Britaninë e Madhe Lavdrim Krashi. Krashi analizon në mënyrë të detajuar zgjedhjen e zotit Jeremy Corbyn në krye të Partisë Laburiste dhe kandidimin për kryebashkik të Londrës të Sadik Khan, një fëmijë emigrantësh dhe mik i komunitetit shqiptar. Khan fushatën brenda partisë për të marrë kandidimin e ka nisur inaguruar pikërisht gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Londër



